Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berlusconi te Monza: varësi, romancë apo kalkulim

Silvio Berlusconi i është kthyer botës së futbollit, pasi është bërë pronar i ekipit të kategorisë së tretë të Italisë, SS Monza. Ish-kryeministri italian synon që ekipin e tij të ri ta promovojë në Serie A nëpërmjet futbollistëve italianë, por të cilët duhet të jenë mundësisht pa tatuazhe dhe frizura ekstravagante.

Deri më tash nuk ka ndonjë indikacion se ngritja në Serie B nga C-ja, do të vijë së shpejti. Futbollistët dalin nga fusha e stadiumit "Brianteo Stadium" nën vërshëllimat e mijëra tifozëve.

Monza të shtunën e shkuar pësoi humbje 2:0 në shtëpi nga rivali më i madh në Serie C, Pordenone. Pavarësisht humbjes, vendësit aplikuan lojë më të mirë, me disa momente që ngjanin me lojtarët e talentuar të Milanit të viteve ‘90. Por edhe kur kundërshtari mbeti me një lojtar më pak në fushë, Monza nuk arriti të bëjë rikthimin në rezultat.

Silvio Berlusconi, i cili bleu ekipin në muajin shtator, nuk ishte në tribuna për këtë ndeshje, ndonëse ka një pronë në Arcore, rreth dhjetë kilometra larg stadiumit. 82-vjeçari mund t’i shohë reflektorët e stadiumit nga dritarja e shtëpisë së tij. Me mospraninë e tij në tribuna, Berlusconi ishte në gjendje të shmangte zhgënjimin e 2353 tifozëve që u shfaqen në stadium, duke grumbulluar në total 11.715 euro për arkën e klubit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)