Latife Peker u bë emër i njohur në mediat online për “luftën” që pati me një hajdut, që u fut për të grabitur, shkroi “Anadolu Agency” të enjten.
Derisa gruaja po pastronte në furrë, në qytetin Deventer të Holandës, një person i maskuar e i pajisur me thikë, u fut, duke u drejtuar kah arka për të marrë të hollat.
47-vjeçarja tregoi guxim, duke u përplasur me hajdutin, me ç'rast ia doli ta largonte nga arka.
Ajo e goditi me leckat e pastrimit, e dikur edhe me shqelma e grushte, derisa pas pak u fut në furrë një burrë, që gjithashtu nisi ta sulmonte hajdutin.
I maskuari u largua me shpejtësi, ndërsa nuk u raportua nëse është kapur nga autoritetet.
Hollanda'nın Deventer şehrindeki bir fırına satırla giren hırsızı elindeki toz beziyle kovalayan Konyalı Latife Peker, ülkede gündem oldu https://t.co/8ag4xAsvOw pic.twitter.com/6lOrnPy6Om
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) July 28, 2022