Një banues i Hensies, më zonën kufitare franko-belge, nuk do të kishte dashur të pranonte më kurrë letra me dënime të tilla.
Ai nuk u ka besuar syve të tij kur e ka vërejtur se e kishte arritur shpejtësinë në Quiévrain, prej 696 km/h, që do të thotë me një shpejtësi prej 193 metrash në sekondë, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.
Ai menjëherë e ka kuptuar se bëhet fjalë për ndonjë keqinterpretim, pasi me veturën e tij të llojit “Opel Astra” ka qenë e pamundur të tejkalojë shpejtësinë prej 654 km/h, duke llogaritur edhe shpejtësinë e lejuar prej 50 km/h.
“Djali im ka vozitur në kufirin e normales, më së shumti 60 km/h”, ka pohuar nëna e vozitësit për të përditshmen franceze “La Province”.
Vozitësi e ka paraqitur rastin në stacionin policor dhe tani pret dënimin e ri, por pak “më të arsyeshëm”.
-
Cilat shtete kanë dënime më të ashpra për tejkalim shpejtësie?
-
Kosovari 21-vjeçar në Zvicër u kap me 270 kilometra në orë, i shpëton burgut
-
Vetura “fluturon” në autostradë, në zonën me kufizim 80km/orë ndalet me 166km/orë
-
Ferizajasit i merret patentë shoferi për gjashtë muaj, voziti dyfish më shumë sesa është e lejuar
-
Ferrari “bubullon” në autostradën gjermane me 351 km/h