Një krokodil i ujërave të ëmbla ka habitur banorët duke u endur në një pikë derivatesh në Queensland të Australisë, shkruan The Guardian.
Banorët më pas njoftuan policinë.
Polici mori informacionin se një krokodil 1.4 metra i gjatë po “shëtitej” në një pikë derivatesh.
Oficeri i lartë i kafshëve të egra, Tony Frisby më pas e neutralizoi.
“Ne nuk e dimë pse krokodili i ujërave të ëmbla hyri në pikë derivatesh. Por me reshjet e mëdha të kohëve të fundit, krokodilët e të gjitha madhësive dhe llojeve janë në lëvizje”, ka thënë Frisby.
Frisby ka thënë se krokodilët e ujërave të ëmbël nuk konsiderohen të rrezikshëm, por mund të reagojnë nëse ndihen të kërcënuar.