Shpesh janë quajtur “minjtë e qiellit”, por pëllumbat meritojnë më shumë respekt për aftësitë e tyre.
Që prej shekullit XII ata janë përdorur për dërgimin e mesazheve në distanca të gjata, por në shekullin XXI kanë gjetur një përdorim tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet në Kuvajt kanë kapur një pëllumb që po bartte tableta të ekstazisë. Kjo metodë besohet se po përdoret me të madhe nga trafikuesit, raporton Al Arabiya.
Fotografitë pas “arrestimit” të pëllumbit e shfaqin atë me një çantë mbrapa. Në këtë çantë i janë gjetur 200 tableta të ekstazisë.
Pëllumbi besohet se e filloi rrugëtimin në Irak dhe ishte rrugës për në Kuvajt.
