Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Arrestohet një burrë që i zhveshur iku nga Policia

Një njeri që u vetaksidentua në një dyqan ushqimesh në Montana dhe iki nga ngjarja, është arrestuar pak më vonë pasi po po vraponte i zhveshur përgjatë një shtëpie pleqsh, ka thënë policia.

I dyshuari është transportuar në një spital lokal dhe pritet të merret në stacion policor pas lirimit nga spitali. Shefi i Policisë së Kolumbisë tha se do ta identifikojnë të dyshuarin sapo të merret në burg.

Dëshmitarët e kanë përshkruar atë si 40-50 vjeçar me flokë të errët dhe mustaqe, raporton AP.

Nuk raportohet për të lënduar brenda dyqanit, vetëm dëme materiale. I dyshuari pasi ishte futur me veturë në dyqan, kishte dalë dhe gjatë rrugës e kishte lënë veturën në mes të rrugës derisa vetë kishte vazhduar në këmbë, i zhveshur.