Shoferi i një automjet ka humbur kontrollin në rrugën Suharekë-Duhël të dielën, duke dalë nga rruga.
Policia e Kosovës ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur në orën 18:30, ku kamioneta ka shkaktuar vetaksident. Nga ky rast nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 18:30 në rrugën Suharekë -Duhël një kamionetë, pasi ngasësi ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dal nga rruga. Si pasojë e vetaksidentit janë shkaktuar dëme materiale, të lënduar nuk ka”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti po hetohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetaksidentohet një kamion, rruga Carralevë-Duhël e bllokuar
-
Digjet kamioni në autostradën Suharekë-Duhël
-
Vetaksident në autostradën "Ibrahim Rugova", një person i lënduar
-
Vetaksident në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, një i vdekur
-
Vdiq një person në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”