Arkeologët kanë identifikuar varrimin më të vjetër të njohur njerëzor në Afrikë, gjatë punës në një fushë, ku u zbuluan eshtrat e një fëmije të vendosur me kujdes për t’u prehur në një varr të vjetër gati 80 mijë vjet, deklaron “The Guardian”.
Radhitja e eshtrave tregon se fëmija trevjeçar – i quajtur Mtoto sipas fjalës fëmijë në gjuhën suahili – ishte i vendosur me këmbë të përmbledhura dhe mbase i mbështjellë me një qefin me kokë mbi një jastëk, para se të varrosej.
Studiuesit zbuluan eshtrat ndërsa po gërmonin dyshemenë në një dalje të një shpelle Panga ya Saidi rreth 16 kilometra nga bregdeti i Kenisë.
“Kjo është spektakolare”, ka thënë Michael Petraglia, profesor për evolucionin njerëzor dhe parahistori në Institutin Max Planck për Shkencën e Historisë Njerëzore në Jena të Gjermanisë. “Është varrosja më e vjetër njerëzore në Afrikë”.
-
Zbulohen varrezat 200 mijë vjeçare në Afrikën e Jugut
-
Gjurmët 90-mijëvjeçare të vjetra të njeriut zbulohen në Marok
-
Zbulohen specie misterioze që jetuan 100,000 vjet para njerëzve
-
Arkeologët besojnë se kanë zbuluar mumien më të vjetër deri më sot
-
Mbetjet fosile të një gruaje mendohet të jenë mbi 3 milionë vjet të vjetra