Arkeologët në qytetin e lashtë roman të Pompeit kanë zbuluar një pikturë në mur që mund të jetë pararendësi i picës italiane, raporton BBC.
Buka e sheshtë e përshkruar në pikturën afro 2000-vjeçare “mund të jetë një paraardhës i largët i picës italiane”, ka thënë Ministria e Kulturës e Italisë.
Por, i mungojnë përbërësit klasikë për t’u konsideruar teknikisht si picë.
Piktura u gjet në sallën e një shtëpie pranë një fure buke, gjatë gërmimeve të fundit në vendin në jug të Italisë.
Zbulimi është bërë këtë vit gjatë kërkimeve në Regio IX në qendër të Pompeit, që është qarku i nëntë i vendit antik.
Artikuj të ngjashëm
-
Zbulohet një furrë buke në vendin e lashtë romak
-
Zbulimi i banjës masive romake në Pompeii shpërfaq jetën e shekullit të parë
-
Zbulim sensacional në Pompei: Murale mitike e skena dashurie
-
Në Turqi zbulohet një furrë buke 8.500 vjet e vjetër
-
Këndimi italian i operës në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s