Arkeologët në Turqi kanë thënë se kanë zbuluar një furrë buke më të vjetër në botë, që daton në vitin 6600 para Krishtit.
Struktura e furrës u gjet në një zonë të quajtur “Mekan 66”, ku ndodhen shtëpitë me tulla balte, në Çatalhujuk në provincën Konya të Turqisë jugore, sipas Qendrës së Kërkimit dhe Aplikimit të Historisë dhe Teknologjisë të Universitetit Necmettin Erbakan (BİTAM) të Turqisë, shkruan AA.
Rreth furrës, arkeologët gjetën grurë, elbi, fara bizele dhe mbetje të tjera.
Analizat kanë përcaktuar se mbetjet organike janë bukë 8600-vjeçare, e papjekur, e fermentuar.
“Mund të themi se kemi zbuluar furrën e bukës më të vjetër në botë”, ka thënë arkeologu Ali Umut Turkcan, kreu i ekipit të gërmimeve.
Biologou Salih Kavak ka shtuar se analizat zbuluan kimikate të gjetura në bimë dhe tregues të fermentimit. Përzihej mielli e uji dhe buka përgatitej pranë furrës dhe ruhej për ca kohë.
Edhe
Zbulim i madh, njerëzit ndezën zjarr shumë më përpara se që mendohej
“Është një zbulim i madh për Turqinë dhe botën”, ka thënë Kqavak.
Lënda organike, si druri ashtu edhe buka, u ruajt nga balta e hollë që mbulonte strukturën, sipas Türkcan.
Çatalhujuk, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ishte shtëpia e afërsisht 8 mijë njerëzve gjatë Neolitit dhe është një nga vendet e para të urbanizimit në botë, sipas BİTAM.