Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Arinjtë polarë mund të zhduken deri në 2100 për shkak të ngrohjes globale

Arinjtë polarë mund të zhduken deri në fund të shekullit, nëse qeveritë nuk ndërmarrin masa për ngrohjen globale, sipas një studimi. Zhdukja graduale e habitatit të tyre për shkak të shkrirjes së akullnajave po shkurton kohën e gjuetisë të arinjve polarë, deklaruan shkencëtarët, shkruan EuroNews, transmeton abcnews.

“Nëse akullnajat shkrihen, arinjtë polarë nuk kanë ku të shkojnë”, tha Peter Molnar nga Universiteti i Torontos në Kanada.

Për sa kohë akulli vazhdon të shkrihet kafshët do të detyrohen të shkojnë në destinacione të gjata, për të gjetur ushqim në mënyrë që të ushqejnë këlyshët e tyre. Femrat janë më të prekura nga ky fenomen, pasi ato do të duhet të hyjnë në çadrat e tyre në vjeshtë të për të lindur në mes të dimrit dhe të dalin në pranverë me këlyshët e tyre.

“Ata duhet të kapin foka për të ruajtur yndyrë të mjaftueshme dhe të prodhojnë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer këlyshët e tyre gjatë verës,” tha Amstrup.

“E vetmja mënyrë për t’i shpëtuar ata është të mbrojmë habitatin e tyre duke parandaluar ngrohjen globale,” tha Amstrup.