Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Anijet turistike po çmontohen nga pandemia

Biznesi po lulëzon në bregun e detit në perëndim të Turqisë.

Pesë anije turistike po çmontohen për t’u shitur për hekur, kur pandemia ka shkatërruar këtë lloj të turizmit.

Këto anije ishin epiqendra të rasteve të para të koronavirusit, që nisi të shpërndahej nëpër botë në fillim të vitit 2020.

Në muajin mars, autoritetet amerikane urdhëruan që asnjë anije turistike të mos ndalej në brigjet e saj.

Qindra punëtorë rrjepin muret dhe heqin dritaret e tavanin nga disa anije në Aliaga, qytet 45 kilometra në veri të Izmirit në Turqi.

Para pandemisë, kompania çmontonte për hekur vetëm anijet e mallrave dhe kontejnerëve.

Kamil Onal nga kompania e riciklimit të anijeve thotë se puna nisi gjatë pandemisë.

Anijet vijnë nga Britania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara.

Onal thotë se për çmontimin e anijes duhen disa muaj dhe për këtë angazhohen 2 mijë e 500 punëtorë.

Varreza e anijeve e ka vënë një qëllim.

Deri në fund të vitit të mbledhë çelik deri në 1.1 milionë tonë.

Që prej janarit deri në shtator ka tubuar 700 mijë tonë çelik nga çmontimi i anijeve turistike.

Artikuj të ngjashëm