Anija më e madhe në botë do të niset nga Miami, Florida, në udhëtimin e saj të parë, mes shqetësimeve për emetimet e metanit të anijes, shkruan BBC.
“Ikona e detit” është 365 metra e gjatë, ka 20 kuverta dhe ka vend maksimum për 7.600 pasagjerë në bord. Është në pronësi të “Royal Caribbean Group”.
Anija do të bëjë udhëtim shtatë-ditor nëpër ishuj të ndryshëm.
Por ambientalistët paralajmërojnë se anija me gaz natyror të lëngshëm (LNG) do të rrjedhë metan të dëmshëm në ajër.
Në fillim të kësaj jave, Këshilli Ndërkombëtar për Transportin e Pastër (ICCT) publikoi një raport, duke argumentuar se emetimet e metanit nga anijet me karburant LNG ishin më të larta se sa supozoheshin rregulloret aktuale.
Anija kushtoi 2 miliardë dollarë për t'u ndërtuar. Ka shtatë pishina, gjashtë toboganë dhe më shumë se 40 restorante, bare dhe sallone.