Një amerikane është arrestuar në Australi pasi një armë prej ari 24 karatë iu është gjetur në valixhe.
Gruaja që arriti në Sydney nga Los Angelesi, nuk kishte leje për armën.
Ajo mund të përballet me 10 vjet burgim, raportoi BBC.
Fotografitë që dolën tregojnë skanimin e valixhes nga aeroporti ku zbulohet arma. Një fotografi tjetër më pas tregon armën pasi hapet valixhja.
Gruaja mund të përballet edhe me anulim të vizës dhe largim nga Australia.
Pasagjerët e aeroplanëve në fluturimet e brendshme në SHBA mund të udhëtojnë me armë zjarri në çanta kur ato janë të zbrazura dhe të mbyllura në çantë të fortë. Udhëtarët duhet po ashtu të tregojnë se planifikojnë të udhëtojnë me armë.
Artikuj të ngjashëm
-
I gjendet armë zjarri, ndalohet e dyshuara në Aeroportin e Prishtinës
-
17-vjeçari futet në aeroplan me pushkë, por kapet nga pasagjerët
-
Gjenden fishekë arme në valixhen e një personi gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës
-
Gjendet pushkë pneumatike në valixhen e një personi në aeroport
-
Eksploziv në një aeroport të SHBA-së