Vapa e padurueshme, e cila është regjistruar në shumë vende të botës gjatë javëve të fundit, sjell me vete edhe probleme të mëdha shëndetësore dhe mjekët japin çdo ditë udhëzime që duhet ndjekur nga njerëzit, shkruan BBC.
Qëndrimi në vetura të mbinxehura është një nga rreziqet që merr dhjetëra jetë çdo vit.
Në internet po qarkullon një video e një burri në Arlington të Teksasit duke thyer xhamin e veturës për të shpëtuar foshnjën e vet.
Sipas njoftimit të policisë, prindërit kanë lënë aksidentalisht çelësat e veturës në automjet bashkë me foshnjën.
Ata e dinin se ishte çështje minutash, sepse temperatura kalonte 37 gradë Celsius. Ata nuk u menduan shumë, ishin të vetëdijshëm se e vetmja mënyrë për të shpëtuar foshnjën ishte nxjerrja nga dritaret, ndaj vendosën të thyejnë xhamin.
Një ambulancë mbërriti në parking dhe ekzaminoi foshnjën. Edhe pse po qante, ishte mirë.
Vetëm në SHBA çdo vit vdesin mesatarisht 37 fëmijë sepse kanë mbetur në vetura të nxehta.
Edhe
Vdes një fëmijë nga i nxehti brenda veturës, e harroi gjyshja për tetë orë
Hulumtimet kanë treguar se brenda një ore temperatura në një veturë të parkuar në diell në 35 ose më shumë gradë rritet në një mesatare prej 47 gradë Celsius.
VIDEO:
Texas man smashes windshield on car to help save baby locked inside a car during 100 °F (37.7 °C) heat.
— Oli London (@OliLondonTV) July 24, 2023
A crowd of people assisted in helping get the baby out safely.
The parents of the child accidentally left the keys inside the car, trapping the baby. pic.twitter.com/Yp0JW4rtO3
-
Pamje të rënda: Polici amerikan shpëton shoferen që po digjej brenda veturës
-
Një 1-vjeçar vdiq në veturë nga nxehtësia pasi u la qëllimisht në të nga babai
-
Policia dënon një grua në Prizren pasi i kishte lënë fëmijët në veturë në temperatura të larta
-
Si ta ftohni më shpejt veturën gjatë ditëve të nxehta