Policia e Kosovës ka ndërhyrë për të shpëtuar disa fëmijë të cilët ishin lënë të mbyllur brenda një veture në një qendër tregtare në Prizren, në kushte të temperaturave të larta.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 27 qershor 2026, rreth orës 17:50, kur është pranuar një njoftim se në një automjet të parkuar ndodheshin disa fëmijë të mbyllur, të rraskapitur nga i nxehti.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, me ndihmën e një shufre metalike, kanë hapur automjetin për t'i nxjerrë fëmijët. Sipas Policisë, ata ishin të lodhur dhe të dehidratuar si pasojë e temperaturave të larta.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe nëna e fëmijëve. Për shkak të moskujdesit ndaj të miturve, Policia i ka shqiptuar asaj një gjobë prej 300 eurosh për kundërvajtjen "Moskujdes ndaj të miturit".
Policia e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve që gjatë ditëve me temperatura të larta të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore, duke theksuar se lënia e fëmijëve në automjete të mbyllura mund të rrezikojë seriozisht jetën e tyre.
-
Raportohen të zhdukur vëlla e motër në Prizren, policia thotë se janë recidivistë
-
Gjatë javës, temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë celsius
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
IKSHPK-ja apelon qytetarët të mbrohen nga vapa, del me disa këshilla
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme