Një burrë në Ohio po përballet me akuza për vdekjen e djalit të tij 1-vjeçar pasi qëllimisht e la atë në një veturë derisa ishte nxehtë, raportoi CNN të shtunën.
Policia tha se fëmija ishte dërguar pavetëdije në emergjencë nga i ati i tij, 19-vjeçari Landon Parrot.
Gjatë hetimit, hetuesit panë se informacionet që u ishin dhënë nga babai, nuk përputheshin.
Kur u përballën me Parrotin, ky u tregoi se çfarë kishte ndodhur.
“Fëmija vdiq pasi u la në veturë pa mbikëqyrje për rreth pesë orë, me temperaturë të jashtme 30 gradë Celsius. Gjatë intervistës u pa se kjo nuk ishte çështje se e kishte harruar fëmijën, por ishte veprim i qëllimshëm ashtu që fëmija të mos ishte shqetësim për të sa qëndronte ai në shtëpi”, tha policia.
Edhe
SHBA: Familja e harron pesëvjeçarin në veturë, vdes nga i nxehti
Parrot përballet me akuzën për vrasje, rrezikim të fëmijës dhe vrasje nga pakujdesia.
Ka pasur rritje vitet e fundit të numrit të fëmijëve që kanë vdekur pasi janë lënë në vetura me temperatura të larta.
-
Vdes një fëmijë nga i nxehti brenda veturës, e harroi gjyshja për tetë orë
-
Amerikani thyen xhamin e përparmë të veturës për ta shpëtuar foshnjën nga i nxehti
-
Një 3-vjeçar vdiq në Florida pasi u la brenda veturës në temperatura të larta
-
Prindërit gjermanë lanë foshnjën në veturë në 30 gradë celsius dhe e morën qenin me vete