Një aligator gjigant është endur rrugës State Road 417 në Florida të SHBA-së të mërkurën në mëngjes, duke penguar trafikun për gati një orë, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut.
Sipas zyrës, aligatori ka të ngjarë të ketë ardhur nga liqeni Jesup, i cili është "liqen i populluar nga kjo lloj kafshe", ka thënë për CNN, Bob Kealing, administrator i informacionit publik për zyrën e sherifit.
Kealing i tha CNN-it se aligatori ishte në rrugë nga ora 8:00 deri në 9:00 të mëngjesit me orën lokale.
"Kjo është koha e vitit kur aligatorët janë veçanërisht në lëvizje, është sezoni i çiftëzimit," tha ai.
Stafi nga Komisioni për Ruajtjen e Peshkut dhe Botës së Egër në Florida mbërriti për të zhvendosur aligatorin rreth orës 9 të mëngjesit.
Edhe
Aligatori “bllokon” stacionin e autobusëve në Florida
Kealing këshilloi shoferët që të telefonojnë gjithmonë 911 nëse ndeshen me një aligator në rrugë.
"Këto janë kafshë të rëndësishme, ato mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme nëse nuk i shihni dhe i shkelni”, ka thënë ai.