Një shofer autobusi në Florida të SHBA-së filmoi momentin kur në stacion po “priste” një aligator. Upi shkroi se aligatori po qëndronte në zonën GoPasco në “Little Road”, ndërsa shoferi pamjet i publikoi në Twitter.
“Pse aligatori kaloi rrugën? Për të arritur në stacionin e autobusit me kohë”, shkroi ai me humor.
Zvarraniku u shoqërua nga ekipi për mbrojtjen e kafshëve në SHBA për në hapësirën ku mbahen kafshët pa pronar ose që s’u dihen ata.
Në Florida është e zakonshme të shihen aligatorë, krokodilë e gjarpërinj nëpër rrugë.
Në këtë shtet amerikan prezenca e aligatorëve është e madhe për shkak të klimës së ngrohtë dhe kushteve ideale për jetesën e tyre. Këta zvarranikë i pëlqejnë jashtë mase ujërat e freskëta të lumenjve, liqeneve dhe të moçaleve.