Një vajzë e re saudite ka shkaktuar sensacion të vërtetë në këtë vend pasi në internet kishte vendosur një video në të cilin shihet duke shëtitur e veshur me minifund dhe mitan me mëngë të shkurta.
Me veprimin e saj ajo ka ndarë në dyshë vendin, në ata që kërkojnë arrestimin e saj dhe të tjerët që e mbrojnë, raportojnë mediet nga ky vend, transmeton Koha.net.
Sajtet që thirren në burime të afërta me pushtetin sot raportojnë se zyrtarët po e shqyrtojnë mundësinë e masave juridike ndaj kësaj vajze.
Në Arabinë Saudite të gjitha gratë janë të detyruara të vishen me rroba të gjata e të gjera, ndërsa shumica e tyre mbulojnë flokët dhe fytyrën me velë të zezë, ndonëse për të huajat bëhen përjashtime.
Gazetari saudit, Kaled Zijan ka postuar përmes twiterit se kthimi i policisë religjioze islame është i detyrueshëm, ndërsa disa e kanë kërcënuar, të tjerë i kanë bërë thirrje pushtetit për arrestimin e saj, dhe vetëm disa sauditë e kanë përgëzuar për trimërinë e treguar, transmeton Koha.net.
“Në Francë nikabi është i ndaluar dhe gratë duhet të paguajnë gjobë nëse e bartin. Në Arabinë Saudite bartja e tij dhe të veshurit e thjeshtë janë pjesë e adeteve dhe kjo duhet të respektohet”, thuhej në një postim tjetër përmes Twitterit.
Wael al Gasim, shkrimtar dhe filozof, citohet nga BBC të ketë thënë se është i shokuar dhe “i tërbuar nga postimet kërcënuese”.
“Mendova mos ka bombarduar ose ka vrarë ndokënd. Gjithë kohën flasin për fundin e saj që nuk iu pëlqen”, është shprehur ai.
Autoritetet saudite kanë publikuar përmes Twitterit se janë të vetëdijshëm për xhirimin dhe se me kohë do të merret vendimi.
هذي أسمها مودل خلود بالقرية التراثية في مدينة أشيقر بالسعودية ، بعض الناس تشوفه (حياة طبيعية) والبعض الآخر يشوفه (عهر، وفجور) ...!! pic.twitter.com/ObqEo8dKGN
— خالد عبدالعزيز?? (@KHALED_Z_KSA_24) July 16, 2017