Autoritetet në Arabinë Saudite kanë arrestuar një vajzë e cila kishte postuar në rrjetet sociale një video të saj me minifund dhe maicë të shkurtër.
Vajza, një modele me emrin Khulood, shihet duke ecur përreth një fortese historike në Ushayqir, në provincën Najd afër kryeqytetit Riad, shkruan Washington Post, transmeton Koha.net.
Videoja ka ngjallur debat në mediet sociale. Disa kanë bërë thirrje për arrestimin e vajzës, për shkak të thyerjes së kodit strikt të veshjes, ndërsa të tjerët kanë lavdëruar “trimërinë” e saj.
Gratë në Arabinë Suadite duhet të mbulojnë gjithë trupin, përfshirë edhe kokën.
Policia e Riadit i ka thënë sot televizionit shtetëror Arabia Al Ekhabariya, se vajza është arrestuar, dhe ka raste të shumta që të huajtë shkojnë në vendin e tyre dhe thyejnë të gjitha rregullat.
Policia gjithashtu ka treguar se vajza do të përballet këto ditë me gjyq.
يجب ان لاتطلع في بلد محافظ بهذا الشكل ، عليها احترام القوانين ، ولاا سوف يكون مصيرها معروف#مطلوب_محاكمة_مودل_خلود
— فــّــواز الوايلي ? (@1__shadw) July 16, 2017
pic.twitter.com/1ygF1UCD53
-
Alarm në Arabinë Saudite, shfaqet një vajzë me minifund
-
Arabia Saudite liron vajzën e arrestuar për shkak të minifundit
-
Arrestohet një tjetër saudite për shkak të Twitterit e Snapchatit
-
Kërkohet arrestimi i reperes saudite për këngën ku lavdëronte vajzat nga Meka
-
Irani instalon kamera në vende publike për të identifikuar gratë e pambuluara