Akulli në Antarktikë mund të jetë në rrezik që të shembet nëse temperaturat globale rriten për 4 gradë celsius, kanë paralajmëruar ekspertët.
Hulumtues nga Universiteti “Reading” në Britani të Madhe kanë gjetur se më shumë se një e treta e akullit në Antarktikë mund të shkatërrohet dhe të shkaktojë “sasi të paimagjinueshme” të ujit nëpër dete gjithandej botës.
Sipas shkencëtarëve, kufizimi i rritjes së temperaturës në 2 gradë celsius mund të përgjysmojë rrezikun dhe të shmangë një rritje drastike të nivelit të deteve, shkruan Sky News.
Gjetjet sugjerojnë që rritja e temperaturës globale prej 4 gradë celsius mund të rrezikojë që rreth gjysmë milionë kilometra katrorë me akull të shkrihen.
Artikuj të ngjashëm
-
Antarktidës po i mungon një sasi akulli sa Argjentina –shkencëtarët nuk e dinë pse
-
“Situatë ekstreme”, akulli në Antarktik në nivele rekorde
-
Arktiku po shkrihet dy herë më shpejt, ndikon te moti
-
Fillon të shkrihet akulli që “sjell fundin e botës”!
-
Akulli unik 1.5 milionë vjet i vjetër shkrihet për të zbuluar misterin