Aktori dhe ambientalisti, Richard Torres, ka mbajtur një ceremoni në Lima, ku simbolikisht “është martuar” me detin në përpjekje për të kthyer vëmendjen kah dëmi që i është shkaktuar zonës detare në javët e fundit për shkak të derdhjes së dhjetëra e mijëra tonelatash me naftë. Shoqëruar prej një numri të madh aktorësh dhe aktivistësh, Torres ka arritur në plazhin Makaba në lagjen “Miraflores”.
Autoritetet dhe kompania Repsol nuk e lejuan që ta kryente këtë aktivitet në detin e Ventanillas, ku po zhvillohet puna për pastrimin e mjedisit edhe një muaj pas derdhjes së derivateve. Torres ka kërkuar nga kompania spanjolle dhe autoritetet peruane që të marrin përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar detit të Perusë.
Shumë lundrues kanë mbështetur protestën.