Aktivistët nga “Extinction Rebellion” kanë kapur veten me ngjitës për superveturat e Ferrarit në panairin e veturave në Paris. Dhjetëra pjesëtarë të XR-së kanë protestuar kundër modelit të “veturës individuale” që po promovohet në industri.
Fotografitë kanë treguar aktivistët e mbrojtjes së ambientit me banerë me shkrimin “bota e vetëshkatërrimit”. Baneri qëndronte mbi tri veturat sportive që u mbuluan me ngjyrë të zezë.
Katër prej aktivistëve qëndruan me duar të ngjitura në vetura.
Pamjet kanë treguar se protestuesit brohorisnin teksa njerëzit vazhdonin të ecnin duke shikuar përqark.
XR ka thënë se 11 njerëz janë arrestuar në protestën e së premtes.
Edhe
Automjetet lëvizin ngadalë në Paris në shenjë proteste për shtrenjtimin e naftës
Grupi ka postuar disa herë në Twitter duke thënë se kjo protestë ishte kundër industrisë që po ndot ajrin “e që po synon të pastrojë veten me ndihmën e veturave elektrike, por prapë vazhdon të promovojë veturën individuale si transport të së ardhmes”.
Grupi ka kërkuar që të përmirësohet transporti publik e të reduktohen mobilitetet tjera.
Aktivistët e XR kanë thënë se promovimi i veturave si transport i së ardhmes është “absurd” për shkak të çmimeve të larta aktuale të rrymës dhe derivateve.
Ky grup ka thënë se edhe bateritë e veturave elektrike përbëhen nga materiale tejet të vlefshme për jetët e njerëzve.
Edhe
Protestohet kundër kërkesës për shtrenjtim të rrymës
Lëvizja vjen pak ditë pasi një tjetër grup i aktivistëve kundër ndotjes së ambientit ngjitën veten në veturat e Porsches në Gjermani.
{gallery}