Një rrugë në Washington mori ngjyrën e kuqe për disa orë pasi një kamion i madh transportues që po barte verë, mori gabimisht kthesën dhe u përmbys.
Upi shkroi se autoritetet policore dolën në rrethrrotullimin ku ka ndodhur ky incident, derisa aty panë kamionin transportues që ishte rrëzuar në mes të rrugës. Zyrtari Trooper Thornton deklaroi se kamioni u rrëzua në “State Road 225”, në perëndim të zonës Benton City.
Traffic alert in Benton City: WSP is at the scene of a semi truck, rollover collision at the roundabout of SR 225 and W/B I-82 off ramp.
— Trooper C. Thorson (@wspd3pio) August 23, 2023
The driver has received minor injuries and no other cars are involved. The trailer was loaded with red wine. @WSDOT_East is assisting. pic.twitter.com/vTUkUmKSyw
Rimorkioja derdhi verën e kuqe në asfalt dhe përtej tij. Në aksident nuk pati vetura të tjera të përfshira, e shoferi përfundoi me lëndime të lehta.
Kur krejt kjo u qartësua, autoritetet pastruan rrugën dhe hoqën kamionin.