Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Aeroporti “Heathrow” në Londër me robotë dezinfektues

Aerporti “Heathrow” në Londër ka angazhuar robotë dezinfektues, shkruan “BBC”.

Robotët përdorin rrezet ultravjollcë (UV-C) për të shkatërruar virusët dhe për të ndaluar përhapjen e tyre.

Është caktuar nga një robot në çdo terminal dhe dezinfektojnë zonat e rrezikut të lartë si tualetet dhe ashensorët.

Por nuk duhet të operojnë në afërsi të njerëzve.

“Në sekondat e parë që ndezët, dhoma merr erën sikur lëkurë e djegur”, ka treguar gazetarja Lara Lewington.

Për të evituar ndonjë lëndim robotët duhet të bëjnë punën kur nuk është ndonjë person në afërsi. Po ashtu ka sensorët që detekton nëse ndokush është afër dhe sensorët e vibrimit nëse ndonjë afrohet.