Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Aeroplani ulet në lumin e ngrirë duke menduar se është pistë

Një aeroplan i epokës sovjetike, Antonov-24, me 34 pasagjerë, u ul në një lumë të ngrirë pranë një aeroporti në lindjen e largët të Rusisë të enjten për shkak të gabimit të pilotit. Temperaturat në atë vend sillen rreth -41 gradë Celsius, shkruan BBC.

Aeroplani i Polar Airlines u ul në lumin Kolyma në rajonin Yakutia (Siberi), thanë prokurorët.

“Sipas informacioneve paraprake, shkaku i incidentit ishte një gabim i ekuipazhit në kontrollin e aeroplani”, ka thënë në një deklaratë zëdhënësi i prokurorit të Transportit të Siberisë Lindore.

Sipas selisë operative rajonale, aeroplani po fluturonte në linjën Yakutsk - Zhiryanka - Srednekolimsk. Askush nuk u lëndua dhe aeroplani nuk u dëmtua.

Pas uljes, departamenti territorial i Agjencisë Federale të Transportit Ajror nisi hetimet.

VIDEO:

 

 

Artikuj të ngjashëm