Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Lapland të Finlandës, pasi që i ftohti ka bërë që të anulohen fluturimet nga një prej aeroporteve të saj, raportoi BBC-ja.
Nisjet nga aeroporti i Kittilës në Lapland, nga ku udhëtarët do të shkonin në vende si Londra, Bristoli, Manchesteri, Parisi e Amsterdami, u anuluan të dielën pasi temperaturat shkuan deri në -35 gradë Celsius.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProblemi pritet të vazhdojë edhe të hënën, pasi agjencia meteorologjike e Finlandës parashikon temperaturë minimale prej -39 gradë Celsius. Fluturimi i parë nga Kittila është anuluar tashmë.
I ftohti ekstrem e bën të vështirë shkrirjen e akullit të aeroplanëve, ndërsa pajisjet e mirëmbajtjes dhe të furnizimit me karburant në tokë mund të ngrijnë.
Operatori i aeroportit Finavia i tha transmetuesit publik Yle se lagështia në ajër po e përkeqëson situatën pasi po krijon ngricë të rrëshqitshme.
Derisa Laplandi – i cili përfshin Norvegjinë veriore, Suedinë dhe Finlandën - është i njohur për të ftohtin dhe borën, Laplandi finlandeze zakonisht ka temperaturë mesatare dimërore prej -14°C, me rënie të herëpashershme në -30°C, sipas bordit të turizmit të vendit.
Aeroporti i Kittilës u shërben kryesisht njerëzve që dëshirojnë të udhëtojnë në vendpushimet ku mund të shohin Dritat Veriore, ndërsa aeroporti i Rovaniemit, më në jug, është destinacioni "zyrtar" për vizitorët në shtëpinë e Babagjyshit të Krishtlindjeve.
Një fluturim u anulua nga Rovaniemi të dielën.
Fluturimet thuhet se u anuluan për në dhe nga Kittila edhe të premten dhe të shtunën.