Pasagjerët e një fluturimi nga Zelanda e Re për në New York kaluan 16 orë në ajër dhe prapë përfunduan në aeroportin ku filloi udhëtimi i tyre.
Fluturimi pa ndalesë i Air New Zealand nga Auckland në New Jork ishte zhvilluar për rreth 8 orë të enjten dhe ishte mbi 3,000 km larg Kalifornisë kur linja ajrore mori lajmin se një zjarr elektrik në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy të New Yorkut kishte bërë që terminali 1 të mbyllej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLinja ajrore bëri të ditur se vendimi ishte marrë që avioni të kthehej në Auckland, ku u ul rreth 16 orë pas nisjes.
“Devijimi në një aeroport tjetër të SHBA-së do të nënkuptonte se avioni do të qëndronte në tokë për disa ditë, duke ndikuar në një numër shërbimesh dhe klientësh të tjerë të planifikuar”, tha një zëdhënëse e linjës ajrore për New Zealand Herald.
Terminali 1 mbeti i mbyllur të premten ndërsa ekipet riparuan problemet e shkaktuara nga zjarri elektrik.
Linja ajrore u kërkoi falje pasagjerëve dhe tha se ata që ishin në fluturim do të rezervoheshin në fluturimet e ardhshme të disponueshme për në New Jork.