Prishja e pesë nga tetë tualetet e aeroplanit të “Austrian Airlines”, Boeing 777, kanë detyruar aeroplanin të kthehej në Vjenë, dy orë pasi u nis drejt New Yorkut.
“Ekuipazhi vendosi të kthehej pasi përcaktoi se një problem teknik po pengonte që tualetet të shpërlaheshin siç duhet”, ka thënë një zëdhënës i linjës ajrore, raporton The Guardian.
Në këtë fluturim ishin rreth 300 persona.
“Është hera e parë që diçka e tillë i ndodh asaj kompanie ajrore. Aeroplani është stacionuar në Vjenë, problemi u zgjidh dhe u kthye shpejt në shërbim”, ka shtuar zëdhënësi.
Pasagjerëve iu gjet zgjidhja në fluturime të tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Aeroplani detyrohet të kthehet në Çikago pas 5-orësh fluturimi mbi Atlantik
-
Aeroplani humb dritaren gjatë fluturimit, kthehet në tokë menjëherë
-
Aeroplani kthehet në aeroportin ku u nis pas 16 orësh në qiell
-
Mijëra aeroplanë Airbus ulen në tokë pas problemeve me rrezatim diellor
-
Nëntë të lënduar nga ulja emergjente e një aeroplani në Gjermani