Kuriozitet

Tash orët e Evropës lëvizin më shpejtë

Descriptive Text

Orët që lëvizin përmes rrjetit të energjisë elektrike kanë qenë me vonesë nëpër Evropë për shkak të problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo vonesë tashmë është rregulluar, siç raportoi dje edhe Koha.net, mirëpo këtu nuk merr fund problemi pasi që tani orët lëvizin më shpejtë.

“Orët zvicerane nuk janë të sakta. Veçanërisht ato që janë të vendosura nëpër furra elektrike, në funksionimin e së cilëve ndikon frekuenca e rrjetit elektrik”, shkruan gazeta zvicerane “Aargauer Zeitung” dhe shton: “Frekuenca në të vërtetë është stabile, dhe për këtë kujdeset sistemi evropian që rregullon raportet mes ofertës dhe kërkesës. Por në qoftë se rrjeti elektrik del nga sistemi, atëherë ora e saktë në furrë papritmas pushon së qeni e saktë dhe njerëzit i pengon së dali nga shtëpia me kohë për të zënë trenin, autobusin apo tramvajin”, shkruan më tej kjo gazetë, transmeton Koha.net.

Gazeta kujton se ky rrjet evropian elektrik, ku është e përfshirë edhe Zvicra, nga janari deri në mars kishte dalë nga sistemi dhe se fajtorë për këtë ishin Kosova e Serbia dhe mosmarrëveshja e tyre për energjinë elektrike.