Kroacia ka 18 Josip Broz dhe 16 Ante Paveliq

Kroacia ka 18 Josip Broz dhe 16 Ante Paveliq

27 March 2017 12:39

Në Kroaci jetojnë 18 veta me emrin e ish –liderit komunist të Jugosllavisë Josip Broz dhe 16 me emrin e udhëheqësit të ustashëve Ante Paveliq, transmeton Koha.net.

Secili nga ata, për shkak të këtij emri, ka pasur ndonjë aventurë, herë të këndshme e herë të pakëndshme.

Njëri nga 18 Josip Brozët thotë se as që i bie ndër ta ndryshojë emrin.

"Edhe po të lindesha prapë, do të doja të quhesha kështu", thotë Josip Broz (63) nga Nashice.

Për gazetën e sotme të Zagrebit "Večernji list" për aventurat me këtë emër ka folur edhe Josip Broz (60) nga Sesvet, i cili ka thënë se me këtë emër më së miri është pritur në Serbi ku e ka kryer ushtrinë dhe në Kosovë ku ka shkuar me punë.

Ante Paveliq nga Starih Mikanovci thotë se nuk e ka bartur gjithmonë këtë emër, por vetëm nga viti 1989.

Ante Paveliq nga Vukovari thotë se pasi u ankova që nuk po gjeja punë, më thirrën nga komuna dhe më kërkuan ta ndërroja emrin, që, natyrisht, nuk e bëra.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme