7 gushti është dita e 219-të në kalendarin Gregorian.
Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e hënë, transmeton Koha.net.
Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.
1782 - George Washington urdhëron krijimin e emblemës” Emblema e Meritave Ushtarake” për të nderuar të plagosurit e luftës. Më vonë është riemëruar me emrin poetik “Zemra Vjollcë”.
1933 - Qeveria Irakiane vret 3,000 asirianë në fshatin Sumail.
Edhe
Sulme të reja mes SHBA-së dhe Iranit, tensionet afrohen drejt një lufte të hapur
1940 - Alsace Lorraine aneksohet nga Rajhi i Tretë (Gjermania) gjatë Luftës së Dytë Botërore.
1959 - Programi Explorer: Explorer 6 lansohet nga Cape Canaveral, Florida.
1960 - Pavarësohet Bregu i Fildishtë .
1970 - Gjykatësi Harold Haley merret peng dhe vritet në kërkim të lirimit nga paraburgimi të George Jackson.
1976 - Programi Viking: Viking 2 hyn në orbitë rreth Marsit.
1978 - Presidenti amerikan Jimmy Carter shpall emergjencë federale në Love Canal.
Edhe
SHBA-ja nis sulme të reja ndaj Iranit, godet një ishull në Hormuz
1985 - Takao Doi, Mamoru Mohri dhe Chiaki Mukai zgjidhen të jenë astronautët e parë japonez.
1991 - WWW fillon të funksionojë si shërbim publik në Internet.
1997 - Garth Brooks luan para një publiku 750,000 njerëzish në Central Park.
1998 - Bombardohet ambasada amerikane në Dar es Salaam, Tanzania, dhe Nairobi, Keni duke vrarë 224 njerëz dhe duke lënduar 4,500.
2016- Dua Lipa, ka performuar në Kosovë, të ardhurat nga e cila shkuan për bamirësi në fondacionin SunnyHill.
Edhe
Nga memorandumi i mirëkuptimit te përplasja për Hormuzin – Çka po ndodh mes SHBA-së dhe Iranit?
2017-Komiteti Olimpik i Kosovës shënon një vjetorin e medaljes së artë olimpike të Majlinda Kelmendit, të fituar në “RIO 2016”.
2017- Në Prishtinë, më saktësisht te rrethi kryesor në hyrje të Prishtinës, bëhet hapja e parkut të martuarve. Të gjitha ato çifte që do të martohen, kanë mundësi të mbjellin një fidan në këtë park.