14 gushti është dita e 226-të në kalendarin Gregorian.
Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e hënë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.
1791 - Fillon Revolucioni Haitian.
1880 - Kompletohet Katedralja Cologne, monumenti më i famshëm në Këln, Gjermani.
1893 - Franca paraqet regjistrimin e mjeteve motorike.
1897 - Qyteti Anosimena pushtohet nga trupat franceze nga mbrojtësit ngaMenabe në Madagaskar.
1908 - Në Folkestone, Angli, mbahet për herë të parë gara e bukurisë. Gratë dhe vajzat u lejuan të veshin rroba banje e të ekspozojnë këmbët, se cila do të jetë më e mirë. Nellie Jarman nga Londra, u bë fituesja e këtij konkursi, si Miss Folkestone 1908.- Fotografi në ballinë.
1921 - Tannu Tuva, themelohet si shtet plotësisht i pavarur, përmbajtur nga Rusia.
1936 - Afroamerikani, Rainey Bethea varet në Owensboro, Kentaki në ekzekutimin e fundit publik në Shtetet e Bashkuara.
1941 - LDB - Winston Churchill dhe Franklin D. Roosevelt nënshkruajnë Atlantic Charter duke paraqitur qëllimet e pasluftës.
1947 - Pakistani pavarësohet nga Perandoria Britanike.
1969 - Mbretëria e Bashkuar dislokon trupat në Irlandën Veriore.
1971 - Bahreini pavarësohet nga Britania e Madhe.
1980 - Lech Wałęsa udhëheq grevën në Gdansk, Poloni.
1994 - Kapet Ilich Ramirez Sanchez, terroristi i njohur si "Carlos, Xhakali".
2005 - Helios Airways Flight 522 rrëzohet në veri të Athinës duke lënë të vdekur 121 persona.
2017- Rreth 150 studiues të albanologjisë bëhen bashkë në Prishtinë, në edicionin e sivjetmë të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
2017- Kosovë, për herë të katërt do të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, një domosdoshmëri kjo për krijimin e Qeverisë së re, për të cilën nevojiten 61 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.