Një 69-vjeçar për rreth 24 orë u ka mbijetuar ujërave të ftohta të Japonisë kur varka e tij u fundos.
Ai është shpëtuar nga rojat bregdetare të Japonisë, kur kolegët njoftuan për zhdukjen e tij. Japonezi është gjetur 30 kilometra larg vendit ku ishte zhdukur. Për orë të tëra ka qëndruar mbi varkën e shkatërruar.
Të ftohtit i ka rezistuar me batanije nga plastika. 69-vjeçari japonez ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spital pasi rojat bregdetare e sollën në portin e ishullit japonez të Yakushimas.
Mbetet e paqartë se çfarë po bënte në kohën e incidentit dhe çka e shkaktoi fundosjen e varkës së tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Një mrekulli ndodh në Norvegji, burri del i gjallë 7 orë pasi e zuri orteku
-
Rusi mbijeton 66 ditë në gomone në ujërat e akullt
-
Nëntë të vdekur nga përmbysja e varkës në Lampedusa
-
Tetë të vdekur nga përmbytja e cisternës koreane në afërsi të Japonisë
-
Shpëtohen 60 emigrantë sirianë në Qipro, kishin humbur në det për gjashtë ditë