(Përditësuar - 13:34) - Tetë marinarë kanë vdekur pasi një cisternë jug-koreane është përmbytur në afërsi të brigjeve perëndimore të Japonisë, raporton “BBC”.
Një person është gjetur në gjendje jo të rrezikshme për jetë ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur, ka thënë garda bregdetare e Japonisë.
Anija “Keoyoung Sun” është përmbytur në afërsi të prefekturës Yamaguchi, ndërsa ekuipazhi kishte dërguar kërkesë për ndihmë nëpërmjet radiolidhjes rreth orës 7 të mëngjesit të mërkurën.,
Kërkimi po vazhdon për dy marinarë që rezultojnë të zhdukur.
Anija kishte hasur në probleme për shkak të motit të keq. Roja bregdetare ka thënë se anija po transportonte 980 tonë acid akrilik.
Edhe
Të paktën 14 të vdekur nga përmbytjet në Korenë e Jugut
Operacioni i shpëtimit ka ndodhur në afërsi të qytetit Shimonoseki.
Në ekuipazh ishin dy koreanë, tetë indonezianë dhe një kinez.
Shtatë marinarë kanë vdekur pasi një cisternë me flamur të Koresë së Jugut u përmbys në brigjet perëndimore të Japonisë.
Ekipet e shpëtimit gjetën dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit - njëri prej tyre është i vetëdijshëm, ndërsa gjendja e tjetrit nuk dihet, ka bërë të ditur roja bregdetare e Japonisë për BBC.
Keoyoung Sun u përmbys në prefekturën Yamaguchi pasi ekuipazhi dërgoi radiomesazh për ndihmë rreth orës 07:00 të së mërkurës.
Vazhdojnë kërkimet për dy marinarë të tjerë që ndodheshin në bord.
Edhe
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Korenë e Jugut
Anija thuhet se ishte në spirancë për shkak të motit të stuhishëm. Asnjë detaj për ngarkesën e tij nuk dihet deri më tani.
Anija përshkruhet si një "cisternë nafte/kimike" në faqet e internetit të transportit detar.
Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar pranë qytetit Shimonoseki në jugperëndim të vendit.
Përmbytet cisterna e Koresë së Jugut, tre të zhdukur
Të paktën tetë marinarë janë shpëtuar pasi një cisternë e Koresë së Jugut u përmbyt në afërsi të bregut perëndimor të Japonisë, raporton “BBC”. Tre persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.
Tankeri “Keoyoung Sun” u përmbyt në prefekturën Yamaguchi rreth orës 7 të mëngjesit të mërkurën. Ekuipazhi dërgoi nëpërmjet radiolidhjes thirrje për ndihmë. Roja bregdetare japoneze dërgoi varka dhe avionë për ta ndihmuar ekuipazhin.
Anija kishte hasur në probleme për shkak të motit të keq. Nuk janë dhënë detaje për ngarkesat që ishin në anije. Por anija përshkruhet si një “cisternë nafte/kemikale” në faqen e internetit të transportit detar.
Edhe
Dhjetëra të vdekur e të zhdukur nga përmbytjet në Korenë e Jugut
Operacioni i shpëtimit po zhvillohet në afërsi të qytetit Shimonoseki.
Mediumet japoneze kanë thënë se në ekuipazh ishin dy koreanë, tetë indonezianë dhe një shtetas kinez.