Së paku 22 persona kanë vdekur e 14 të tjerë janë raportuar të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Korenë e Jugut. Ministria e Brendshme dhe e Sigurisë bëri të ditur se pesë persona vdiqën pasi rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga rrebeshet e shiut rrëzuan shtëpitë e tyre.
Dy të tjerë vdiqën gjithashtu në incidente të lidhura me rrëshqitjen e dheut. Por raporti i fundit i ministrisë nuk shpjegoi shkakun e vdekjeve për viktimat e tjera.
Nga shiu i rrëmbyeshëm të lënduar kanë mbetur 13 persona, ndërsa rreth 4.760 njerëz janë detyruar të evakuohen.
Reshjet kanë lënë gjithashtu mijëra familje pa energji elektrike në shtatë ditët e fundit. Koreja e Jugut është përfshirë nga shiu i dendur që nga 9 korriku.
-
Të paktën 14 të vdekur nga përmbytjet në Korenë e Jugut
-
Të paktën nëntë të vdekur nga përmbytjet në Kinën jugore
-
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Korenë e Jugut
-
Shkon në 23 numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut si pasojë e shiut në Kinë
-
Koreja e Jugut përballet me reshjet më të dendura më shumë se një shekull, nëntë të vdekur