Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

6-vjeçarja ka synim t’i ndihmojë të pastrehët, hapet fondacion në emrin e saj

Bethany Moultry është vajzë me një veçanti të rrallë. Pavarësisht që është vetëm gjashtë vjeçare, dëshira për t’i ndihmuar të tjerët nuk i mungon.

Ajo njihet në rrethin e saj që dëshiron të ndihmojë njerëzit në nevojë. Disa muaj para se të përhapej koronavirusi, Beathy dhe nëna e saj, Collen Moultry, kishin ndihmuar një të pastrehë, i cili bredhte rrugës duke kërkuar lëmoshë.

“Doja ta hapja pakon ku i kam ruajtur paratë dhe t’ia jepja”, ka thënë ajo për CNN.

Nëna e saj ka rrëfyer se Bethany për ditëlindjen e saj të gjashtë pati një kërkesë: T’i ndihmonte të tjerët.

“Ndjeva një lloj obligimi sikur duhet t’ia jap paratë e mia për ta realizuar dëshirën e saj. Jo çdo ditë dëgjoni këto fjalë prej ndonjë të rrituri apo fëmije”, tha Collen.

Vajza nuk ishte ndalur me kaq. Ajo hapi fondacionin “Çantat e lumtura të Bethany për të pastrehët”, duke krijuar edhe partneritet me strehimoret lokale, transmeton KOHA.

Edhe Vajzat pa nënë gjejnë mbështetje te njëra–tjetra Botë Vajzat pa nënë gjejnë mbështetje te njëra–tjetra

“Kemi biseduar me drejtoritë e strehimoreve dhe njerëzit në rrugë që të dimë se çfarë të fusim në çanta dhe nevojat që ata i kishin”, tha nëna e vajzës.

Secila çantë ka një mesazh të shkruar nga Bethany dhe gjësendet esenciale për të pastrehët, duke mos lënë anash edhe maskat mbrojtëse.

{gallery}