Kuriozitet

Rezervuar i ujit të lëngshëm zbulohet në Mars

Mars Insight Lander - i Nasas

Foto: Nasa

Shkencëtarët kanë zbuluar një rezervuar me ujë të lëngshëm në Mars – thellë në koren e jashtme shkëmbore të planetit, raporton “BBC”. 

Gjetjet erdhën pas analizave të reja të të dhënave nga “Marsa Insight Lander” i NASA-s, që është ulur në Planetin e Kuq në vitin 2018. 

Në anijen kozmike kishte sizmometër, që ka regjistruar dridhje katërvjeçare – tërmete – nga thellësia e Marsit.

Duke analizuar ato tërmete – dhe saktësisht se si lëviz planeti – u zbuluan “sinjale sizmike” të ujit të lëngshëm. 

Derisa ka ujë të ngrirë në polet e Marsit dhe dëshmi të avullit në atmosferë, është hera e parë që është konstatuar se uji i lëngshëm gjendet në planet. 

Gjetjet janë publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”.