Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikani padit lotarinë, pasi i thanë se “gabimisht u shfaqën” numrat e tij si fitues

Një burrë nga Washingtoni, që mendoi se kishte fituar xhekpotin në lotari në vlerë 340 milionë dollarë, ka paditur “Powerballin” dhe Lotarinë e Washington DC, që pretendojnë se publikuan numrat e tij gabimisht, raporton “BBC”.

Kur z. Cheeks kishte paraqitur biletën në Zyrën e Lotarisë dhe të Lojërave (OLG), pretendimi i tij ishte refuzuar.

“Një nga agjentët më tha se bileta nuk është fituese dhe e hodhi në shportë”, thotë burri.

Por, z. Cheeks mori atë biletë dhe gjeti një avokat.

Ai tash po e padit lotarinë për dëme, në vlerë të xhekpotit të Powerballit, si dhe interesin, pra total rreth 340 milionë dollarë.

Edhe Amerikani fiton lotarinë tre muaj pasi vajza “kapi” xhekpotin Kuriozitet Amerikani fiton lotarinë tre muaj pasi vajza “kapi” xhekpotin

“Gabim aksidental”

Sipas dokumenteve gjyqësore, Powerball dhe një kompani e kontraktuar nga lotaria, “Taoti Enterprises”, kanë pretenduar se konfuziteti u krijua nga një gabim teknik.

Në dokumentet gjyqësore, një punonjës i Taotit ka thënë se më 6 janar të vitit 2023 – në ditën kur Cheeks solli biletën e tij – po bëheshin testime në uefaqe.

Në atë ditë, si test u shfaqën disa numra të Powebarll, që u përshtatën me ato të Cheeksit. Por, ato ishin vendosur “aksidentalisht” në uebfaqe, siç thuhet në dokumente gjyqësore. Ata numra qëndruan online për tri ditë, deri më 9 janar.

Por, sipas punonjësit të Taotit ata numra nuk ishin numrat që u tërhoqën në atë rund të lotarisë.

Cheeks ka ngritur tetë akuza, përfshirë thyerje të kontratës, neglizhencë, shkaktim të shqetësimit emocional dhe mashtrim.

Avokati i Cheeksit, Richard Evans, ka thënë në dokumente gjyqësore se pasi numrat fitues u përshtatën me ato të Cheeksit, atij i “takon xhekpoti i plotë”. Përndryshe, Evans tha se Cheeks duhet të dëmshpërblehet “për neglizhencë të madhe” nga lotaria duke vendosur numrat e lotarisë gabimisht.

Edhe Amerikani fiton 1.7 miliardë dollarë në loto, xhekpoti i dytë më i madh në histori Kuriozitet Amerikani fiton 1.7 miliardë dollarë në loto, xhekpoti i dytë më i madh në histori

Cheeks ka thënë se shpreson që “drejtësia të mbizotërojë”, ndërsa ka shtuar se fitimi i lotarisë do t’ia ndryshonte jetën atij dhe familjes së tij.

Seanca e radhës dëgjimore për rastin është e paraparë të mbahet më 23 shkurt.