Kuriozitet

Wikipedia publikon top 25 faqet më të shikuara më 2023

Wikipedia

Top 25 faqet më të shikuara në Wikipedia më 2023 pasqyrojnë interesin e botës për inovacionin në inteligjencën artificiale, njerëzit që vdiqën këtë vit dhe fuqinë në rritje të përdoruesve indianë për të ndikuar në trendet e faqes.

Wikipedia ka marrë më shumë se 84 miliardë shikime në faqe në vitin 2023, sipas të dhënave që ka publikuar.

Marrë parasysh popullaritetin masiv, faqja për ChatGPT ishte më e shikuara në Wikipedia këtë vit, me mbi 49.4 milionë shikime, raportoi CNN. 

“Është e qartë se njerëzit duan ta kuptojnë më mirë historinë dhe kontekstin prapa teknologjisë ChatGPT ndërsa eksperimentojnë me të”, ka thënë Anusha Alikhan, drejtoreshë për komunikim në Wikipedia.

Në top pesëshen pas faqes së Wikipedias, u radhitën ato për biografinë e njerëzve që vdiqën më 2023, Kupa e Botës në Kriket për 2023, Premier League indiane, dhe filmi “Oppenheimer”.

Audiencat në Indi dhe Azinë juglindore patën një ndikim të madh në listën e 2023-s, pasi nga një e pesta e listës përbëhej nga kërkime nga ato rajone.

Lista e faqeve radhitur nga numri më i madh i shikimeve:

  1. ChatGPT, 49,490,406 shikime
  2. Vdekjet më 2023, 42,666,860
  3. Kupa e Botës në Kriket 2023, 38,171,653
  4. Premier League indiane, 32,012,810
  5. Oppenheimer (film), 28,348,248
  6. Kupa e Botës në Kriket, 25,961,417
  7. J. Robert Oppenheimer, 25,672,469
  8. Jawan (film), 21,791,126
  9. Premier League indiane 2023, 20,694,974
  10. Pathaan (film), 19,932,509
  11. The Last of Us (serial), 19,791,789
  12. Taylor Swift, 19,418,385
  13. Barbie (film), 18,051,077
  14. Cristiano Ronaldo, 17,492,537
  15. Lionel Messi, 16,623,630
  16. Premier League, 16,604,669
  17. Matthew Perry, 16,454,666
  18. United States, 16,240,461
  19. Elon Musk, 14,370,395
  20. Avatar: The Way of Water, 14,303,116
  21. India, 13,850,178
  22. Lisa Marie Presley, 13,764,007
  23. Guardians of the Galaxy Vol. 3, 13,392,917
  24. Pushtimi rus i Ukrainës, 12,798,866
  25. Andrew Tate, 12,728,616