Kuriozitet

Dhitë “pushtojnë” një lagje të SHBA-së

Qindra dhi kanë ikur nga një lagje në California të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke shkaktuar paqartësi te banorët, shkroi Upi.

Kamerat e banorëve vendas kapën ikjen masive të dhive nga një fermë aty pranë, por lokacioni i saktë s'është identifikuar deri më tani.

Kristen Slowe, që jeton në lagjen Ring Mountain, i publikoi i pari pamjet e kafshëve që vërshuan lagjen.

Ende dhitë s'janë kthyer te pronari.