Një adoleshent në Indi vuan nga “Sindroma e Ujkut”.
Lalit Patidar ka lindur me të gjithë trupin e mbuluar me flokë, por ka mësuar ta pranojë veçantinë e tij, pavarësisht nga gjendja jashtëzakonisht e rrallë që prek vetëm një pjesë të vogël të njerëzve në mbarë globin.
Patidar vuajti nga ngacmimi në shkollë për këtë shkak, një çrregullim kongjenital që i bën një personi t’u rriten qime të tepërta në të gjitha zonat e trupit.
"Unë ngadalë e kuptova se kam qime në të gjithë trupin tim dhe jam ndryshe nga njerëzit e zakonshëm në një mënyrë të mirë, jam unik. Dalëngadalë, të gjithë në familjen time filluan të ndiheshin normal për këtë dhe miqtë e mi gjithashtu më inkurajuan shumë. Unë kam mësuar shumë gjëra gjatë udhëtimit tim, më e rëndësishmja kam mësuar se jam një në një milion, nuk duhet të dorëzohem kurrë dhe ta jetojë jetën në maksimum. Pavarësisht se çfarë mund të thonë të tjerët, ne nuk duhet të dorëzohemi kurrë në jetë, ne duhet të jemi gjithmonë të lumtur dhe gjithmonë pozitivë në jetë”, është shprehur ai.