Kuriozitet

Historia e errët e “Black Friday”

"Black Friday", e përkthyer si "e premtja e zezë", është ndër ngjarjet më të mëdha botërore në rrafshin ekonomik e tregtar. Në të premten e fundit të muajit nëntor, bizneset, respektivisht dyqanet, mbushen me mallra, e çmimet i ulin për blerje masive. E konsumatorët "bllokojnë" dyqanet për t'i blerë produktet ushqimore, kozmetike, e veshjet me çmime sa më të lira.

Por çka në të vërtetë është “Black Friday”?

Termi "Black Friday" u krijua për herë të parë më 1869 kur dy investitorë, Jay Gould dhe Jim Fisk, shkaktuan një përplasje tregu duke blerë tërë arin e vendit dhe duke rritur çmimin e tij. Si rezultat, tregu i aksioneve ra me 20%, tregtia e jashtme u ndal dhe fermerët dëshmuan një rënie të madhe të vlerës së misrit dhe grurit, shkroi BusinessInsider. 

"Black Friday" ndërlidhet edhe me Ditën e Falënderimeve, ku bizneset një ditë më parë kishin liruar çmimet për hir të festës, ditën tjetër fitimet i kishin më të vogla se zakonisht.

Në vitin 1961, ka pasur tentim që nga Black Friday të shndërrohej në “Big Friday” apo “e premtja e madhe”, për ta hequr konotacionin negativ. Termi nuk mori dhenë dhe nuk pati sukses dhe që atëherë ka mbetur siç është tani.

Nuk do të ishte deri në fund të viteve 1980 që termi u bë sinonim i blerjeve. Shitësit me pakicë rishpikën emrin "Black Friday" për të pasqyruar historikun se si kontabilistët përdorën bojë me ngjyra të ndryshme - të kuqe për fitime negative dhe të zeza për fitime pozitive - për të treguar përfitimin e një kompanie. E “Black Friday” u bë dita kur dyqanet më në fund fituan.

Natyrisht, emri ngeci dhe që atëherë “Black Friday” ka evoluar në një ngjarje sezoni tregu.