"Black Friday", e përkthyer si "e premtja e zezë", është ndër ngjarjet më të mëdha botërore në rrafshin ekonomik e tregtar. Në të premten e fundit të muajit nëntor, bizneset, respektivisht dyqanet, mbushen me mallra, e çmimet i ulin për blerje masive. E konsumatorët "bllokojnë" dyqanet për t'i blerë produktet ushqimore, kozmetike, e veshjet me çmime sa më të lira.
Por çka në të vërtetë është “Black Friday”?
Termi "Black Friday" u krijua për herë të parë më 1869 kur dy investitorë, Jay Gould dhe Jim Fisk, shkaktuan një përplasje tregu duke blerë tërë arin e vendit dhe duke rritur çmimin e tij. Si rezultat, tregu i aksioneve ra me 20%, tregtia e jashtme u ndal dhe fermerët dëshmuan një rënie të madhe të vlerës së misrit dhe grurit, shkroi BusinessInsider.
"Black Friday" ndërlidhet edhe me Ditën e Falënderimeve, ku bizneset një ditë më parë kishin liruar çmimet për hir të festës, ditën tjetër fitimet i kishin më të vogla se zakonisht.
Në vitin 1961, ka pasur tentim që nga Black Friday të shndërrohej në “Big Friday” apo “e premtja e madhe”, për ta hequr konotacionin negativ. Termi nuk mori dhenë dhe nuk pati sukses dhe që atëherë ka mbetur siç është tani.
Edhe
Muaji nëntor festë e dyfishtë me APR
Nuk do të ishte deri në fund të viteve 1980 që termi u bë sinonim i blerjeve. Shitësit me pakicë rishpikën emrin "Black Friday" për të pasqyruar historikun se si kontabilistët përdorën bojë me ngjyra të ndryshme - të kuqe për fitime negative dhe të zeza për fitime pozitive - për të treguar përfitimin e një kompanie. E “Black Friday” u bë dita kur dyqanet më në fund fituan.
Natyrisht, emri ngeci dhe që atëherë “Black Friday” ka evoluar në një ngjarje sezoni tregu.