Rreth 6000 bletë u hoqën nga brenda mureve të shtëpisë 100-vjeçare të një çifti në Omaha të Nebraskas, SHBA.
Thomas dhe Marylu Gouttierre thanë se ata kurrë nuk prisnin që bletët mund të shpërnguleshin aty, shkroi CBSNews.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGouttierres i zbuluan bletët pasi vunë re shumë bletë që fluturonin jashtë dritares së kuzhinës së tyre dhe gjetën rreth 30 në një dhomë gjumi në katin e dytë.
“Nëse vendosje veshin për muri mund të dëgjojë zhurmën e tyre”, tha Thomas.
Fillimisht menduan t’i thërrisnin asgjësuesit e insekteve, por më pas u kujtuan se kishin parë një dokumentar se sa të rëndësishme janë bletët për botën.
Kështu, personat e duhur nga klubi i bletëve shkuan dhe bënë një vrimë në mur nga ku i nxorën bletët.
Ata thanë se kanë hequr shumë bletë nga shumë shtëpi ndër vite dhe se para shtëpisë së Gouttierresve kishin larguar 15,000 bletë nga një shtëpi.