Kuriozitet

Fëmija transgjinor i Elon Musk kërkon ndryshimin e emrit dhe shkëputjen e lidhjeve me babanë

Fëmija transgjinor i Elon Musk, Xavier Alexander Musk, ka kërkuar që ta ndryshojë emrin, pasi mori vendim për ndryshim të gjinisë.

Siç raporton Reutersi të martën, Xavieri kur vendosi ta ndryshonte gjininë, duke u shndërruar nga mashkull në femër, njoftoi se do të kërkonte ndryshim të emrit dhe identitetit.

Ajo dëshiron t’i shkëputë të gjitha lidhjet me babanë, e këtë synon ta bëjë nëpërmjet gjykatës amerikane në Kaliforni.

Xavieri është 18-vjeçare, e lindur nga ish-bashkëshortja e Musk, Justine Wilson, që u divorcua nga shefi i SpaceX-it dhe Teslas në vitin 2008.

Nuk u dhanë detaje rreth përçarjes mes Xavierit dhe babait të saj.