Zyrtarët e shërbimeve në Minnesota thanë se gati 4.000 klientë kanë humbur energjinë elektrike për një kohë për shkak të një ketri, i cili ka shkaktuar telashe në një nënstacion.
Kooperativa elektrike e Minnesota Valley njoftimin e bëri herët në mëngjesin e së dielës, shkruan portali Upi të martën.
Ndërprerja e energjisë elektrike u shkaktua nga një ketër që ra në kontakt me pajisjet e nënstacionit.
Kompania tha se rreth 4.000 klientë mbeten pa energji për rreth gjysmë ore.
Nuk u bë e ditur se çfarë ka ndodhur me ketrin.