Zyrtarët e një kompanie energjetike në Teksas thanë se rreth 16.000 klientë kanë mbetur pa energji elektrike kur një gjarpër rrëshqiti në një nënstacion dhe ra në kontakt me pajisje të elektrizuara.
Matt Mitchell, një zëdhënës i Austin Energy, tha se ndërprerja filloi rreth orës 13:00 të së martës dhe preku rreth 16,000 klientë.
“Sot një gjarpër u zvarrit në një nga nënstacionet tona dhe ra në kontakt me një qark të elektrizuar”, tha Austin Energy.
Kompania tha se energjia ishte rikthyer për të gjithë klientët pas një ore.
Mitchell tha se jeta e egër është shpesh fajtore për ndërprerjet, por ketrat janë autorë shumë më të shpeshtë sesa gjarpërinjtë.
“Kjo nuk kishte të bënte me rrjetin, nuk kishte të bënte me infrastrukturën, kjo ishte vetëm sepse gjarpri ishte në vendin e gabuar, në kohën e gabuar dhe shkaktoi telashe për shumë njerëz”, tha ai.
Mitchell tha se kompania tani është në procesin e instalimit të gardheve elektrike të tensionit të ulët rreth nënstacioneve për të mbajtur jashtë zvarranikët që rrëshqasin.