Kuriozitet

Ketri ua ndërpret energjinë elektrike 10 mijë konsumatorëve në SHBA

Zyrtarët e shërbimeve në Virxhinia thanë se 10,000 klientë, duke përfshirë të paktën dy shkolla, ishin pa energji elektrike për më shumë se një orë, kur një ketër ra në kontakt me pajisjet e nënstacionit.

Zëdhënësja e Dominion Energy, Bonita Billingsley Harris, tha në një postim në Tëitter se ndërprerja e energjisë filloi rreth orës 8:45 të mëngjesit të së mërkurës, kur një ketër hyri në një nënstacion në Virginia Beach.

"Ketri u fut midis një ndërprerësi dhe një transformatori duke shkaktuar një rritje të energjisë që bëri që transformatori të dështonte”, tha Harris.

Rritja bëri që rreth 10,000 konsumatorë të humbnin energjinë. Shkolla e mesme “Kempsville” dhe shkolla fillore “Fairfield” ishin në mesin e klientëve pa energji elektrike.

Harris tha se energjia iu rikthye të gjithë konsumatorëve pak më shumë se një orë pas fillimit të ndërprerjes.